Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Durrës, e para që do të zhvillohet në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, pas muajsh të tërë mbledhjesh që zhvillohen online për shkak të pandemisë, do të përmbajë një numër të madh pikash për t’u diskutuar dhe miratuar.
Pas 16 pikave të publikuara gjatë ditës së enjte, bashkia ka shtuar edhe dy të tjera në rendin e ditës duke e çuar në 18 numrin total, të paktën deri më tani.
Dy pikat shtesë:
PËR SISTEMIMIN E MJETEVE NË RUAJTJE TË TË ARDHURAVE NGA KUOTA E GARANCISË PËR ÇERDHET DHE KOPSHTET
PËR DETAJIMIN E FONDEVE TË MIRATUARA ME VKB-NË NR.21, DATË 25.02.2021 PËR KATËR OBJEKTET E KONTRATËS ME OBJEKT “RIFORCIMIN E NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESAT (PALLAT), TË CILAT JANË KLASIFIKUAR SI OBJEKTE ME DËMTIME TË MËDHA STRUKTURORE OSE DËMTIME SHUMË TË RËNDA JOSTRUKTURORE DHE QË NUK DUHEN RINDËRTUAR NGA E PARA” ME NR. 533/10 PROT, DATË 10.02.2021, PA SJELLË NDRYSHIME NË VLERËN E SAJ





