3 tetor 2015 – Dy piktorë nga Tirana dhe Kosova, janë këto ditë mysafirë në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” në qytetin e Durrësit.
Flutura Maçi, e njohur edhe si poete, ka sjellë në Durrës një sërë miniaturash në flamastër që dallohen për temat e këndshme dhe trajtimin e ngrohtë.
Të njëjtat ndjesi krijohen edhe nga tablotë e saj të përmasave mesatare, ku pasqyrohen me të njëjtin dinjitet profesional portretet, kompozimet e peizazhet.
Në galeri ka ekspozuar për herë të parë edhe piktori kosovar Murat Zeka, i cili vjen me një cikël peizazhesh nga trevat e tij.
Ekspozita e dy artistëve do të jetë e hapur deri në fund të javës së ardhshme. Galeria “Nikolet Vasia”pas restaurimit të ditëve të fundit pritet të ketë një sërë veprimtarish.
/portali DurresLajm/