DURRES– Dy plagosje aksidentale me armë zjarri janë regjistruar në Durrës vetëm pak orë pas ndërrimit të viteve.
Sic bën me dije policia e Krujës, rreth orës 01:05 është plagosur aksidentalisht me plumb në këmbë 33-vjeçari B.A. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë, ndërsa mësohet se i plagosuri jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq në lagjen nr. 3, rreth mesnatës është plagosur aksidentalisht me plumb në dorë 48-vjeçari me iniciale P.H. Sic raporton policia e Durrësit, 48-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spital.





