Një sherr mes dy punonjësve në një kompani të policisë private ka ndodhur sot në rrugën dytësore Tiranë- Vorë.
Policia njofton se rreth orës 15:45 në ambjentet e një biznesi privat ka ndodhur një konflikt çasti ndërmjet dy punonjësve të shërbimeve SH.P.S.F, shtetasve A. K., 59 vjeç, dhe A. V., 50 vjeç, të cilët kanë përdorur mjet prerës thikë.
Për pasojë të dy shtetasit e mësipërm kanë mbetur të plagosur të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.





