Policia Kufitare në Vlorë është vënë në ndjekje të një gomoneje, e cila dyshohet se transporton drogë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti i lundrimit është pikasur në Gadishullin e Karaburunit.
“BalkanWeb” raporton se gomonia me dy motorë po ndiqet edhe nga policia kufitare italiane.





