Projekti që do të nisë shumë shpejt në qytetin e Shijakut do të prekë Unazën e Qytetit që më pas do të lidhet me parkun e ri të Shijakut.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryetari i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani.
Me anë të një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Kokomani sqaron se “ndriçimi dhe shtrimi i trotuareve të Unazës së qytetit do të shoqërohet dhe me ndërtimin e Parkut të parë të Shijakut te “Shkolla Muharrem Dollaku” gjithashtu me buxhetin e Bashkisë sonë”.
Gjithashtu, një tjetër projekt pritet të jetëzohet në Sallmone, ku do të finalizohet projekti për KUZ, që konsiston në Kanalizimin e Ujërave të Zeza, një shërbim i domosdoshëm për banorët e Sallmonës.





