Në të njëjtën kohë me zhvillimet në sallën e Parlamentit, jashtë qytetarët kanë dalë në protestë.

Paralelisht zhvillohen dy protesta, por me qëllim të njëjtë.

Një prej tyre organizohet nga Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqipërisë, dhe tjetra nga minatorë të mbështetur nga Lëvizja Bashkë.

Kërkesat e të dy palëve të protestuesve janë të njëjta.

Ata kërkojnë miratimin e statusit te minatorit dhe pensione dinjitoze, kërkesa këto që janë shpalosur edhe në protestat e mëparshme.