Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 51 vjeç, banues në Pjezë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. A. dhe F. S., të dy banues në Durrës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.