Dy raste kanosjesh janë regjistruar në qytetin e Durrësit në orët e fundit. Sipas policisë, dy shtetasit e kanosur një 23-vjeçar dhe një 47-vjeçar kanë denoncuar pranë efektivëve të rendit 3 persona që i kanë kanosur me fjalë.

Në të dy rastet, policia ka nisur hetimet dhe ka çuar për ndjekje penale 3 personat e akuzuar për kanosje.

Njoftimi i policisë:

  • Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit A.A. dhe E.B. vjeç 21 dhe 25, banues në fshatin Rrashbull, sepse në lagjen 13, Plazh, kanë kanosur me fjalë, shtetasin A.Zh. vjeç 23. Neni 89 i Kodit Penal.
  • Më datë 08.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.D. vjeç 47, banues në Maminas, sepse në fshatin Rubjek, ka kanosur me fjalë, shtetasin K.Xh. vjeç 18, banues në Rubjek. Neni 84 Kodit Penal.