Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik. Përmasat e tyre variojnë nga 2 -12 mm, por në rastet më të këqija mund të arrijnë edhe disa centimetra.

Ky problem i rëndë shëndetësor prek 10% të popullsisë dhe krijohet si pasojë e mungesës së dehidratimit, mbipeshës, regjimit ushqimor të varfër, stilit sedentar të jetesës etj, por nuk mund të mos përmendim mbajtjen e urinës, një veprim i parrezikshëm në pamje të parë që mund të kthehet në çerdhe infeksioni dhe krijimi të gurëve në veshka. Ne ju propozojme dy metoda natyrale që shpërbëjnë dhe eliminojnë gurët në veshka.

1.Vaj ulliri dhe lëng limoni 

Përzierja e përftuar nga bashkimi i lëngut të limonit dhe vajit të ullirit është një ndër trajtimet më efikase për parandalimin e gurëve në veshka. Kjo përbërje natyrale ka veti diuretike dhe antioksiduese që çtoksikon gjakun dhe eleminon mineralet e tepërta nga urina. 

Në një shishe të errët qelqi shtoni 500 ml vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 500 ml lëng limoni të freksët, shkruan living. Mbyllni shishen dhe pasi ta keni tundur disa herë, duke u siguruar që mbyllja është tërësisht hermetike, lëreni për një javë në një vend të errët ku nuk ka dritë. Pini nga një lugë gjelle esëll në mëngjes derisa lëngu të mbarojë plotësisht. Pas një jave pushim mund të filloni sërish trajtimin.

2. Birrë dhe limon

Me siguri do të habiteni kur të lexoni fjalën “birrë” pasi janë shumë të rralla rastet kur pijet alkoolike përdoren në mjekësinë alternative, por birra ka aftësi antiinflamatore që eliminon kristalinat prej acidi urik brenda sipërfaqes së veshkave dhe lehtëson urinimin e menjëhershëm. 

Në një enë shtoni 200 ml birrë, 1 gotë lëng limoni të freskët, gjysmë gote vaj ulliri dhe disa gjethe nga pema e ullirit. Pasi t’i përzieni mirë e mirë të gjithë përbërësit, lëreni përzierjen të pushojë për 12 orë dhe më pas filtrojeni. Pijeni 2 lugë gjelle në ditë, para mëngjesit dhe pas mëngjesit.