Dy robotë nisën të komunikonin mes tyre në një gjuhë të panjohur për njerëzit gjatë një eksperimenti të Facebook.

Kjo ngjarje bëri që shkencëtarët të ndërprisnin eksperimentin, ndërkohë që u hodhën menjëherë versionet që trajtohen në filmat fantastiko-shkencorë, kur makinat dalin jashtë kontrollit të njerëzve.

Sipas shkencëtarëve që po merren me këtë projekt, gjithçka ngjau sepse u bë një gabim gjatë programimit dhe kjo u mundësoi robotëve të modifikonin gjuhën angleze për të lehtësuar komunikimin mes tyre.

Po ndërsa shkencëtarët që po merren me projektin e Facebook u munduan ta justifikojnë lehtësisht këtë ndodhi, për një profesor britanik, Kevin Warwick, ekspert i robotëve, ata që nuk duan ta pranojnë se kjo ndodhi fsheh një rrezik mundohen të fshehin kokën në rërë si struci.

Sipas tij, fakti që dy robotë hyjnë në kontakt mes tyre duke përjashtuar çdo veprim njerëzor është shumë irrezikshëm, sidomos në ushtri.

Komunikimi mes Alice-s dhe Bob-it, dy robotët në fjalë, është biseda e parë e regjistruar mes dy makinave.