Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën pasditen e sotme në shenjë proteste para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të denoncuar, mungesën e ilaçeve për fëmijët pacientë te spitali Onkologjik, si dhe mosfunksionimin e paisjeve mjekësore.

Ata kërkuan përmbushjen e detyrimeve të Ministrisë dhe sigurimin e një të drejte bazike për jetën, sikurse mjekimi.

Ka qenë gazetari Osman Stafa, ai që ka bërë thirrje për protestë dhe ndërsa ka ndarë pamjet në një postim në “Facebook”, ndër të tjera shkruan:

”Vetëm dje, pas 28 ditësh Drejtoria e QSUT lajmëroi ardhjen e medikamentit që kërkohej nga Rei 6-vjeçar. Asnjë kërkim ndjese, asnjë kërkim falje, por vetëm tentativë për të fshehur realitetin. Dhe kjo e ndodhur vetëm prej publikimit të rastit në media”.

Gazetari paralajmëron se ”shumë shpejt për mungesën e ilaçeve jetëshpëtuese do i drejtohem SPAK, me një padi për shpërdorim detyre. Kjo betejë nuk përfundon këtu.