Ekipi i Partizanit ka mbyllur ditën e pestë të përgatitjeve, në fazën përgatitore që po zhvillon në Slloveni.

Edhe gjatë ditës së sotme, “demat” kanë punuar me ngarkesa të larta, teksa kanë zhvilluar dy seanca në ditë. Seanca e paradites është shoqëruar me ushtrime tekniko – taktike, ndërsa pasdite trajneri Lerda dhe stafi kanë praktikuar ndeshje brenda grupit.

Ndërkohë, ditën e nesërme është parashikuar edhe një seancë gjatë paradites, ndërsa në orën 18:00 do të luhet edhe miqësorja e parë, ndaj FK Sarajevos. Nga dita e sotme, në Slloveni i është bashkuar grupit, edhe drejtori Olsi Rama.