DURRËS, 11 gusht 2014 – Sherre të çuditshme, i thonë të mos hedhë mbeturinat në rërë, zihet me këshilluesin; ndërsa një biznesmen nuk lejon tatimorët t’i marrin kompjuterin me kasë jofiskale
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrës-Krujës njofton se më 8 gusht 2014 filluan dy procedimi penal të veçanta.
T. H., 34 vjeç, banues në Durrës, do të përgjigjet para togave të zeza sepse rreth orës 17.00 të 8 gushtit 2014, te Shkëmbi i Kavajës ka kundërshtuar shtetasin A. T., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili po sensibilizonte pushuesit të mos hidhnin mbeturina gjatë vijës bregdetare.
Kurse M. B., 52 vjeç, banues në lagjen nr 1 Durrës, rreth orës 13.30 të 8 gushtit 2014, në po këtë lagje, te lokali që ka në pronësi, ka kundërshtuar punonjësit e grupit të kontrollit të policisë tatimorë të drejtorisë rajonale Durrës, të cilët kishin shkuar për të sekuestruar një kompjuter të lidhur me një kasë jofiskale.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





