Dy konflikte për motive të dobëta janë regjistruar në Durrës në 24 orët e fundit.
Konfliktet e regjistruara në lagjen nr.17 dhe në Hamalle kanë degjeneruar deri në dhunë fizike, ku janë përdorur sendet e forta dhe grushtet nga ana e dhunuesve.
Konflikti mes 43-vjeçarit M.D. dhe shtetasit A.H. 40 vjeç ka përfunduar me plagosjen e lehtë të 40-vjeçarit, i cili është goditur me mjete të forta nga M.D.
Ndërsa shtetasi R.S. 61 vjeç nga Sukthi është goditur me grusht për shkak të detyrës nga 37-vjeçari J.D. nga Hamalle.
Për të dy dhunuesit, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë.





