1shtator 2015 – Ngelin në pus për disa orë, shpëtohen nga zjarrfikësit dy banorë të Shijakut. Ata janë të moshës 28 dhe 50 vjeç.

Sipas policisë, dy personat kishin hyrë pasditen e sotme për të pastruar një pus uji, por kanë mbetur brenda. Si pasojë e gazrave që çlirohen në thellësi ata rrezukuan jetën.

U desh ndërhyrja e Shërbimit Zjarrëfikës, të njoftuar nga banorët, që ata të nxirreshin dhe t’u shpëtohej jeta. Mësohet se, i riu është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa 50-vjeçari po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

/portali DurrësLajm/