12tetor 2015 – Dy të rinj filmojnë veten në çastet e fundit të jetës. Ata po udhëtonin në makinën e tyre, të droguar, kur me shpejtësi maksimale humbin kontrollin dhe përplasen fatalisht. Mediat britanike shkruajnë se dy të rinjtë ishin të droguar dhe po udhëtonin me një Renaut Clio. Makinën e drejtonte Kyle Careford, ndërkohë që Michael Oëen ishte pasagjer.
Në disa momente, teksa po ecnin me shpejtësi në një rrugë fshati, Michael i lutet: “Ngadalësojë pak vëlla, jemi me 90 (milje)”.
Kamera në makinën e tyre ka fiksuar momentin kur përplasen me murin e një kishe dhe rrotullohen disa herë. Më pas dëgjohet një grua duke thirrur: “Më dëgjoni, a është kush gjallë?”. Të dy u deklaruan të vdekur në vendin e ngjarjes.
/portali DurresLajm/