Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar këtë mëngjes në aeroportin Zaventem të Brukselit, në Belgjikë.

Nga raportimet e medieve lokale mësohet se, nuk ka ende bilanc të situatës, por flitet për të paktën 11 viktima dhe shumë të plagosur.

Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të terroristit të shumëkërkuar Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris. 

Mediat belge raportojnë se aeroporti po evakuohet, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë te kompleksi.