Dy shqiptarë u kapën në Kostur të Greqisë, duke mbledhur bimë medicinale.
Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë të moshës 40 dhe 51 vjeç, të cilët kishin hyrë ilegalisht në shtetin helen për të mbledhur bimë.
Ata u kapen në shpatet e malit Gramoz në territorin grek, me një sasi prej 28 kg bimë aromatike dhe terapeutike.
Shqiptarët u dërguan në prokurorinë e Kosturit me akuzën e shkeljes së ligjit të pyjeve dhe hyrjes ilegale në vend.





