Një sasi prej rreth 3 kg kokainë u sekuestrua gjatë një operacioni të Guardia di Finanza në Perugia. Me urdhër nga Prokuroria, efektivët kontrolluan katër prona në komunat Perugia dhe Bastia Umbra.
Gjatë kontrolleve u zbuluan tre pako kokainë të pastër, me peshë totale mbi 3 kg. Droga, e fshehur me zgjuarsi, do të dyfishonte sasinë pas “prerjes” .
111 gramë të tjera kokainë ishin tashmë gati për t’u hedhur në treg. Përveç kokainës, u gjetën rreth 1.3 kg lëndë prerëse, e nevojshme për paketimin e dozave individuale dhe rreth 2000 euro, që mendohet se janë produkte të trafikut të paligjshëm.
Pas kontrolleve, efektivët arrestuan në flagrancë dy persona, të dy me origjinë shqiptare, të cilëve iu gjetën në posedim sasitë e mësipërme të lëndës narkotike.





