Itali, 27 shtator 2014 – Karabinierët e Napolit arrestuan Erjon Gjordenin, 31 vjec dhe Florian Luzin, 30 vjec. Ata akuzohen për vënie gjobash ndaj prostitutave.

Me dajak dhe kërcënime me pistoletë ata shumë herë janë përpjekur t’i detyrojnë prostitutat shqiptare, rumune dhe moldave, që “punojnë” në Rrugën “Taddeo da Sessa”,  tu paguajnë dy shqiptarëve secila nga 500 euro në muaj për të drejtën për të ushtruar prostitucion në këtë zonë.

Karabinierët kanë provuar se kjo histori shfrytëzimi dhe kërcënimesh ka vazhduar të paktën, që nga shkuri i vitit 2013 deri në janar 2014. Dy të arrestuarit u dërguan në Burgun Poxhioreale (Poggioreale) të Napolit.

/Gje.Tha. Agjencia e Lajmeve Dyrrah/