23 janar 2015 –  Karabinierët e një qyteze afër Napolit, në Provincën e Kazertës arrestuan dy shqiptarë, që po udhëtonin me një Ford Focus të vjedhur.

Sali Lata, 22 vjeç dhe Xhemal Asllani 21 vjeç të lindur në Peshkopi janë dy shqiptarët e arrestuar, që qëndronin ilegalisht në Itali.

Pas arrestimit, ata u dërguan në Burgun Santa Maria Capua Vetere.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/