22 shkurt 2015 –  Karabinierët e Falkonarës (Falconara) arrestuan dy shqiptarë për tentativë vjedhjeje banese.

Karabinierëve u tërhoqi vëmendjen Gjergj Ndoji, 22 vjeç që me celular në vesh, qëndronte gjysmë i fshehur midis makinave të parkuara në rrugë. Nga kontrolli rezultoi që Gjergji kishte precedentë penalë dhe gjendej në Itali në mënyrë të jashtëligjshme.

Karabinierët dyshuan, që ai po qëndronte roje, ndërsa në zonë po kryhej një vjedhje. Nga një dritare e një banese aty pranë, ndërkohë doli një tjetër shqiptar. Ai u arrestua nga karabinierët, sepse sapo kishte vjedhur në banesën , prej së cilës doli nga dritarja.

Dritan Alla, 23 vjeç kishte precedentë penalë pikërisht për krime kundra pronës dhe gjithashtu ishte klandestin në Itali. Të dy të arrestuarit u dërguan në Burgun e Ankonës.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/