BRITANI – Policia britanike ditën e sotme ka publikuar listën e kriminelëve më të kërkuarve në Europë dhe mes tyre gjendet edhe dy shtetas shqiptarë, madje njëri prej tyre e kryeson listën e super të kërkuarve. 

Shtetasi shqiptar, Hysni Sokolaj, 40-vjeç, gjendet në listën e 16 më të kërkuarve në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me Dritan Rexhepin, 32 vjeç, i cili kryeson listën. Rexhepi akuzohet për disa vrasje dhe kërkohet si në Shqipëri ashtu edhe në Belgjikë, ndërsa Sokolaj për akuzohet për trafikimin e një gruaje.  

Policia metropolitane dyshon se njëri nga të kërkuarit shqiptar strehohet në qytetin e Leicesterit dhe tashmë ka nisur një operacion masiv për kapjen e tij të quajtur “Sunfire 3”.

Sokolaj dyshohet të ketë qenë pjesëmarrës në një seri vrasjesh, trafikim droge dhe grabitjesh, ndërsa Rexhepi, është i lidhur me një sërë vrasjesh në Shqipëri në vitin 1999 dhe është parë për herë të fundit në Londër.

Policia britanike ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni, 999, për çdo qytetar në Britani që mund të ketë informacion apo dijeni se ku fshihen shqiptarët. Ndërkohë fotot e tyre janë shpërndarë në shumë qytete britanike dhe qytetarëve u është bërë apel të njoftojnë policinë nëse shohin ndonjë prej shumë të kërkuarve.