Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi për rrëmbimin e një 16-vjeçari pakistanez, duke kërkuar shpërblim monetar për lirimin e tij.
Ka qenë vetë fëmija i cili mundi të arratisej nga vendi ku e mbanin të fshehur dhe shkoi të denonconte në polici. Ai tha se e kishin futur me forcë në makinë dhe më pas e mbanin në një kasolle. Policia greke arrestoi dy shqiptarë 30 dhe 49 vjeç, por nuk ka bërë të ditur emrat e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit të Selanikut, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe bashkëpunëtorët e të arrestuarve.





