Është dënuar me pesë vjet burg një shqiptar 31 vjeçar, i cili në dy raste, në vitin 2015 në Torino, u përpoq të vriste një bashkatdhetar, dyshohet për një borxh kumari të pakthyer.
Vendimi i gjykatës u dha këtë mëngjes në fund të procesit të zhvilluar me gjykim të shkurtuar.
Bashkëpunëtori i shqiptarit të dënuar, një 34 vjeçar shqiptar po ashtu, po gjykohet me procedurën e zakonshme dhe vendimi për të pritet të jepet janarin e ardhshëm.
Të dy tentativat për vrasje kanë shkuar kot. Herën e parë, në via Orvieto, të shtënat shpuan llamarinat e një makine të parkuar prapa së cilës, objektivi i autorëve ka arritur të shpëtojë.
Në rastin e dytë, në rrugën Marche, shqiptari ishte ndjekur deri jashtë shtëpisë së tij, ku përsëri arriti të shpëtojë nga plumbat e bashkatdhetarëve.
Disa muaj më vonë nga ngjarjet, dy shqiptarët u arrestuan dhjetorin e kaluar, përsëri në Torino. Sipas policisë ata ishin gati për të ikur në Belgjikë.





