4dhjetor 2015 – Vrasjae që ndodhi të mërkurën në orët e vona të natës në fshatin Gërçec të Shkupit ka si shkak këngëtaren shqiptare Adelina Tahiri shkruajnë mediat maqedonase, transmeton portali Shqipmedia.

Sipas mediave maqedonase Zeirja Latifi Zeko është i dyshuari kryesor për vrasjen dhë vëllau i tij Abdurahim me nofkën Moni. Policia po ashtu dyshon se ka edhe një përson të tretë të implikuar në vrasje.

Ata rreth orës 23 të mërkurën kanë vrarë Nebush Nuishin nip i të njohurit famëkeq Arsllan Nuishi dhe Qani Murtezanin ndërsa kanë plagosur edhe shokun e tyre Mumin Ajrullau. Vrasësit sipas policisë kanë dosje kriminele.

http://klankosova.tv/wp-content/uploads/2015/07/adelina-tahiri-kng-n-gjuhn-angleze-video_hd.jpg

Mediat maqedonase thone se, vrasjes i ka paraprirë një zënkë mes Muishit dhe Zekos për këngëtaren shkupjane Adelina Tahiri po për çfarë konkretisht nuk është e njohur. Kjo nuk është hera e parë që Adelina Tahiri përmendet në këtilla raste. Edhe vitin e kaluar në Çarshinë e vjetër u kris me pistoletë ku nëpër media përflitej për emrin e djalit të zv/kryeministrit Musa Xhaferi.

Por, më vonë, me një reagim publik Adelina ka shkruar: Nuk është vrarë njeri për mua, duke mohuar aludimet.

/portali Durrëslajm/