Policia greke në Follorinë, pranë kufirit greko-shqiptar ka sekuestruar rreth 19 kg marijuanë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy shqiptarët.

Policia tentoi të ndaloi një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, por drejtuesi shtoi shpejtësinë dhe gjatë manovrave nga mjeti u hodhën pako që më pas rezultuan me lëndë narkotike, në sasinë 18 kg 975 gramë.

Policia arriti të kapë pas ndjekjes dy trafikantët shqiptarë të moshës 22 dhe 27 vjeç. Gjithashtu u sekuestruan 2 celularë, 3 karta SIM dhe 35 euro.