Personi që shihni në foto është një nga autorët e dyshuar të vrasjes së marokenes Kadjia Bencheikh në Itali.

Bëhet fjalë për Lisand Ruzhdija, 27 vjeç, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në krim me dajën e tij, Agim Ajdinaj, 51 vjeç. I riu studionte në Universitetin e Romës.

Dy shqiptarët copëtuan trupin e marokenes e cila ishte bashkëjetuese e 51 vjeçarit Agim Ajdinaj dhe më pas e hodhën në komunën Valeggio sul Mincio, provincë në Verona, mbrëmjen e 30 dhjetorit.