28 janar 2015 –  Eliminimet e bujshme të 4 prej ekipeve "të mëdha" të futbollit anglez nga FA Cup, përveç se kanë shkaktuar hidhërim mes tifozëve të ekipeve në fjalë, kanë bërë tepër të lumtur dy të rinj të tjerë: Jordan Hipperson dhe Rosie Leigh. Të dy ata kishin vendosur respektivisht nga 1 dhe 2 stërlina kundër skuadrave të Premier League, në një biletë të vendosur me sistem prej 5 ndeshjesh, duke rezultuar në fund fitues të 16 mijë stërlinave, raporton "The Sun".

Një bast që shumë pak veta mund të kenë guximin ta bëjnë, duke ditur se eliminimi i Chelsea-t kishte një koeficent 25 dhe ai i City-t një koeficent 10. Një kurajo për t’u pasur zili, edhe pse është një "teatër" që pak kujt i pëlqen, nëse mendohet "Për të mirën e lojës" (For the good of the game), që është edhe slogani i FIFA-s.