Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasit:
S. D., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
E. T., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, ju gjet dhe sekuestrua një përforcues grushti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.