9 nëntor 2015 – Dy të rinj u arrestuan nga policia e Fierit, pasi kanë goditur bluzat e bardha dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Sokol Lipa, 25 vjeç, banues në fshatin Mbrostar-Ura dhe Fatjon Muskaj, 30 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël”, të dielën pasdite kanë shkuar në gjendje të dehur në urgjencën e Fierit. Sipas policisë, të dy së bashku, ata kanë debatuar dhe kanë goditur personelin e urgjencës e më pas kanë kundërshtuar me dhunë uniformat blu.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës” të kryera në bashkëpunim.
/S.L. portali DurresLajm/