Një e mitur 2-vjeçare është paraqitur dje në spital për ndihmë mjekësore pasi ishte dëmtuar në pjesën e krahut. Policia njofton se vogëlushja frekuenton një çerdhe në rrugën “Dalip Zavalani”. 

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar DVR-në me pamjet filmike të çerdhes që frekuenton e mitura, për veprime të mëtejshme procedurale, dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vlerësim.

Gjithashtu, ditën e djeshme është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një i mitur 4 vjeç, i cili sipas deklarimeve të prindërve, është dëmtuar duke luajtuar me një bashkëmoshatar, në një kopsht në rrugën “Peti”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.