KORCE, 11 prill 2013– Dy raste dhune ndaj prindërve janë shënuar në qarkun e Korçës, për të cilët policia ka lëshuar Urdhër të Mbrojtjes të Menjëhershëm.
Rasti i parë është ai i një 77-vjeçari në lagjen nr. 10 të Korçës.
Djali i tij S. Z, 57 vjeç, përdorues i pijeve alkoolike, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike të vazhdueshme ndaj të atit.
Rasti i dytë është shënuar në fshatin Sul të Devollit.
Një 54-vjeçare ka kërkuar të mbrohet nga djali i saj 29-vjeçar.
Për arsye ekonomike ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, T. P.





