Dy persona janë ndaluar si autorë të dyshuar të vrasjës se Agim Bucit, dy ditë më parë gjatë tentativës së grabitjes së një dyqanin në zonën e Kamëz.
Burime nga policia bëjnë të ditur se një prej personave, një 25 vjeçar ka pranuar se ka qëlluar në drejtim të Agim Bucit, ndërsa personi tjetër e ka mohuar.
25-vjeçari ka thënë se e njifte çiftin dhe jetonte pranë banesës së tyre. "U nisëm të merrnin çfarë të gjenim, sepse e dinim që nuk kishin lekë", mësohet se ka thënë autori i dyshuar.
Policia sqaron se tiparet fizike të të ndaluarve përputhen me karakteristikat fizike dhe se nuk ka bashkëpunëtorë të tjerë të vrasjes së Agim Bucit. Vijojnë kërkimet për armën e krimit, pasi të ndaluarit refuzojnë të tregojnë se ku e kanë fshehur.





