20korrik 2015 – Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e pasurisë së shtetases Rovena Kalemi dhe shtetasit Bledar Coraj, pasi kjo pasuri nuk justifikohet.
Bëhet fjalë për një shumë parash prej 850 mijë euro, që ka kaluar në llogaritë e tyre bankare nga shtetasi belg, Eric Nyssens, me profesion infermier.
Shtetësja Rovena Kalemi rezulton të jetë pa arsim fare. Hetimet nisën para disa kohësh kur në llogarintë bankare të Kalemit dhe Corajt, gjatë vitit 2014 u kryen disa transferta që shkonin deri në mbi 1 milion euro. Në prokurorinë e Durrësit informacioni fillestar kishte mbërritur nga Drejtoria e Policisë së Durrësit.
Nga verifikimet e para rezultoi se shtetësja Kalemi kishte tërhequr nga llogaria 300 mijë euro. Por shuma e para nuk justifikohet, prandaj Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sekuestro të kësaj pasurie.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/