Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur pasditen e sotme në një lokal në zonën e Vaqarrit, në Tiranë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:45 minuta, në periferi të kryeqytetit tek zona pranë “Urës së Beshirit”, afër një karburanti.

Shkak paraprak dyshohet të ketë qenë rrjedhja e një bombole gazi.

Shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa dy të plagosurit janë transportuar me makina rasti drejt Spitalin e Traumës.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkatërruar plotësisht lokalin.