Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për dy të rinj, të akuzuar për vjedhje.
Shtetasit E.B. 24 vjeç dhe A.B. 25 vjeç akuzohen për vjedhjen e një magazine dhe një celulari.
Madje 24-vjeçari E.B. dyshohet se është autor edhe i një vjedhjeje tjetër.
Njoftimi i policisë:
- Më datë 22.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.B., vjeç 24, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë natës, ka vjedhur magazinën e shtetasit B.T., vjeç 55, banues në Durrës, ku ka marrë 2 bateri makine dhe 2 akse inoksi. Nga veprimet e kryera rezulton autor i një tjetër vjedhje. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 22.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.B., vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr.16, i ka vjedhur celularin shtetasit F.L., vjeç 27, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.





