Kapen me pistoletë sportive pa leje dy adoleshentë në lagjen nr. 18 në qytetin e Durrësit.

Policia njofton se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për dy 17-vjeçarët E.P. dhe A.L., të dy banues në Durrës.

“Në lagjen nr. 18 janë kapur nga Shërbimet e Policisë me një pistoletë sportive pa numër dhe pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive në bashkëpunim”.