Dy të rinj nga Durrësit akuzohen nga policia për vepra të turpshme.
Policia bën të ditur se 20-vjeçari L.B. dhe adoleshenti E.B. të dy banues në qytetin bregdetar, kanë kryer vepra të turpshme, por pa specifikuar ekzaktësisht për çfarë bëhet fjalë.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin L.B.
Ndërkohë, 4 ditë më parë, policia e Durrësit akuzonte edhe një 54-vjeçar për të njëjtën vepër penale.
“Më datë 20.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin T.S., vjeç 54, banues në Durrës, për veprën penale parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal”, njoftonte policia në datë 21 shtator.





