Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Selanikun mesditën e sotme. Sipas Institutit të Gjeologjisë në Greqi, tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 4.1 në një thellësi prej 2 kilometra.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë më shumë në Halkidiki pasi gjendej pranë epiqendrës, por edhe në Selanik.
Pak minuta më vonë, ra një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter me epiqendër në Halkidiki në një thellësi prej 10 kilometra. Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar dhe për dëme materiale.