Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës rihter dhe një tjetër pak më i lehtë kanë goditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë e Jugut.
Tërmeti 3,6 ballë është ndjerë më së shumti në zonën e Beratit, Kuçovës, Fierit dhe Ballshit.
Instituti i Gjeoshkencave raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë 9 kilometra në verilindje të Ballshit dhe 2,4 km në juglindje të Beratit, në një thellësi prej 16 kilometrash.
Ndërsa tërmeti tjetër me magnitudë 3 të shkallës rihter ka pasur epiqendrën 17 kilometra në juglindje të Sarandës, në një thellësi prej 3 km.
Raportohet se banorët kanë ndjerë lëkundjet, por deri më tani nuk ka të dhëna për dëme materiale.





