Dy tërmete të fuqishëm goditën qytetin Kumamoto në jug të Japonisë. Autoritetet vendase dhanë menjëherë alarmin për Cunami.
Tronditjet e forta të tokës ishin me manjitudë 7.1 dhe 7.4 të shkallës Rihter. Ngjarja vjen një ditë pas tërmetit të fuqishëm në ishullin Kiushu, në jugperëndim të vendit, që shkaktoi të paktën 9 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.