TIRANË, 19 prill 2013 –Dy tërmete të lehta brenda një ore kanë rënë, i pari në Shqipërinë e Jugut dhe i dyti në atë të veriut.
Qendra kombëtare e monitorimit të aktivitetit sizmik bëri të ditur se më 19 prill 2013, paradite, në orën 7:54:32, pesë kilometra në veri-lindje të qytetit të Fierit (koordinatat 40.74° V, 19.65° L), ka rënë një tërmet me forcë 3.5, në thellësinë 6 km.
Pa u mbushur mirë koha prej 60 minutash, në orën 08:51:04, aparatet sizmike kanë regjistruar një tjetër lëkundje të lehtë, tashmë, një kilometër në veri-lindje të Gjegjanit (koordinatat 41.94° V, 20.02° L). Tërmeti ka pasur një forcë më të vogël, M=3.2, në thellësi 60 km.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





