Dy tifozë anglezë, që kishin ardhur në kryeqytetin italian për të ndjekur ndeshjen e Brighton kundër Romës, u grabitën dhe u goditën me thikë pak pas mesnate nga një grup prej shtatë personash në Via Cavour.

Agresorët arritën të merrnin çantat me sendet personale të viktimave 27 dhe 28 vjeç. Për t’i shpëtuar më të keqes nga hajdutët, të cilët i plagosën me thikë në këmbë, të dy u strehuan në një restorant, ku pronari thirri policinë.