Dy trajlera janë përplasur me njëri-tjetrin kokë më kokë pak minuta më parë në Durrës, tek Ura e Dajlanit.

Aksidenti ka ndodhur mbi urë, ndërsa përplasja ka qenë e fuqishme mes dy mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat mund të shkaktonin pasoja edhe më fatale.

Siç shihet edhe nga pamjet që publikon “DurrësLajm” nga vendi i ngjarjes, janë dëmtuar edhe barrierat mbrojtëse të urës.

Mësohet se trajleri me ngjyrë të kuqe është futur gabim dhe është përplasur me mbajtëset e urës dhe më pas me trajlerin tjetër që vinte përballë.

Nuk ka të plagosur nga ngjarja, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta materiale.