Psikologia e divorceve me iniciale E.K. dhe bashkëshorti i Alma Bektashit, po përjetojnë prej dy vitesh një lidhje romantike të fshehtë. Ishin postimet e psikologes në rrjetet sociale që zbuluan lidhjen 2-vjeçare të Sokol Stafës.
Ajo ndante me ndjekësit e saj foto në krah të burrit të këngëtares Alma Bektashi, por duke mos i treguar fytyrën në mënyrë që të mos i zbulonte identitetin e tij.
Madje publikonte edhe foto të dhuratave që i bënin njëri-tjetrit, ku shprehnin dashurinë që ndjenin.
“Dy trupa, dy fytyra, një zemër! Tashmë nuk jam as unë as ti, jemi bërë një unë dhe ti nga kjo dashuri! Të dua sa pafundësia e këtij horizonti!”– shkruhet në një kuti druri ku është stampuar edhe foto e tyre duke u puthur në buzë në shkretërirë.
SI U ZBULUA
Kanë qenë miqtë e përbashkët që janë habitur kur kanë parë “Instagramin” e psikologes me foto ku i deklaron publikisht dashurinë burrit të Almës, ndërkohë që ata janë ende të martuar.
Burime të sigurta për “Panorama Plus” kanë treguar se dhe vetë Alma është njohur me këtë aferë dyvjeçare të burrit të saj, nga kjo mënyrë e daljes hapur në rrjetet sociale të psikologes, me të cilën flitet se kanë dy vjet që shoqërohen.
Nuk dihet se ku është njohur ai me psikologen, ndërkohë që artistja Bektashi ka nisur procedurat e divorcit me përgatitjen e padisë për prishjen e martesës, lëvizje që po i bën larg vëmendjes mediatike për shkak edhe të faktit se ata janë prindër të dy fëmijëve nga kjo martesë e gjatë, vajzës 23- vjeçare Anisa, dhe djalit 14-vjeçar, Orest.





