Dy vajza, njëra adoleshente dhe tjetra 33-vjeçe kanë tentuar vetëvrasjen gjatë orëve të fundit. 

Policia njofton se J. K., 33 vjeçe, banuese në Korçë, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë. 

Po ashtu, një 15-vjeçare, banuese në Burrel, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në ambientet e një hoteli. 

Aktualisht të dyja ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.