Dy vajza të reja në moshë, 18 dhe 22 vjeçe, kanë tentuar t’i japin fund jetës sot në Durrës.
Ngjarja sipas informacioneve paraprake, ka ndodhur këtë të premte, në dy zona të ndryshme të qytetit, në lagjet nr. 11 dhe 15.
Vajzat kanë konsumuar medikamente mjekësore dhe fostoksinë, dhe aktualisht raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.
Bëhet fjalë për shtetasen E.D. 22 vjeçe, nga lagja nr. 11 dhe shtetasen E.M. 18 vjeçe, nga lagja nr.15.
Informacionet paraprake:
1. Më datë 11.05.2018, në lagjen nr. 11 në banesë, është vetëhelmuar, me medikamente mjekësore dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve shtetasja E.D., vjeç 22. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
2. Më datë 11.05.2018, në lagjen nr. 15, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve shtetasja E.M. vjeç 18. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tenton vetëvrasjen edhe 16-vjeçarja në Shijak
Ndërkohë, një tjetër rast është regjistruar në Shijak një ditë më parë, kur një 16-vjeçare ka kryer të njëjtin akt. “Më datë 10.05.2018, në fshatin Shëtel, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksine dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve shtetasja A.S, vjeç 16. Neni 99 i Kodit Penal”, njofton policia.





