Dy vatra zjarri, një në lartësinë e kodrave pranë Kepit të Rodonit dhe tjetri në pyllin e fshatit Shetaj Ishëm, janë shfaqur në orët e para të pasdites të kësaj të diele.
Në kodrat e kepit të Rodonit zjarri ka djegur një sipërfaqe toke e veshur me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa në fshatin Shetaj bimësi dhe pemë frutore.

Në kodrat e Kepit të Rodonit, pranë vendit ku është shfaqur vatra e zjarrit nuk ka banesa apo godina biznesi.
Ndryshe paraqitet situata në fshatin Shetaj, ku ka një numër të konsiderueshëm objektesh. Mësohet se këtu zjarrfikëset kanë vënë thuajse nën kontroll situatën.
Ndërsa për shkak të pozicionit gjeografik dhe ndarjes së parcelave me rrjeta teli, ndërhyrja ka qenë e vështirë.
Reparti i zjarrfikësve thotë për “DurrësLajm” se situata po vihet nën kontroll dhe nuk ka rrezik përhapje. Ndërsa në ndihmë krahas zjarrfikësve të Manzës kanës shkuar dhe ata të Durrësit dhe Shijakut.





